Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, e ka larguar nga puna shoferin e tij, Nuhi Imerin, me të cilin punonte që nga paslufta.
Imerit i është ndërprerë marëdhënia e punës vetëm një ditë pas zgjedhjeve në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ka pasur zëra që këtë vendim, Veliu, e ka marrë pasi që shoferi i tij, kishte lobuar për kandidaturën e Lumir Abdixhikut, si kryetar i LDK-së.
“Z.Nuhi Imerit, i ndërpritet marrëdhënia e punës si vozitës i Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z.Agim Veliu.
Obligohet DRNJ e Ministrisë së Punëve të Brendshme për zbatimin e këtij Vendimi”, thuhet në vendim.