Xhafer Gashi thyen heshtjen, tregon se a do ta lë AAK-në

Aktuale

Xhafer Gashi thyen heshtjen, tregon se a do ta lë AAK-në

Më: 19 mars 2021 Në ora: 15:23
Xhafer Gashi

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i është përgjigjur lajmeve se është duke e shqyrtuar mundësinë të largohet nga AAK-ja.

Ai në një përgjigje tha duke mos dhënë shumë detaje nuk e ka mohuar lajmin se kjo mund të jetë e vërtetë.

Gashi ka thënë se nuk ka ndonjë qëndrim rreth kësaj çështjeje.

“Momentalisht nuk ka ndonjë qëndrim për çështjen e cila po përflitet në portale, në të njëjtën kohë duke vlerësuar bashkëpunimin tonë korrekt ju njoftoj se për çdo informatë shtesë do të njoftoheni me kohë përmes një komunikate për media”, ka deklaruar ai.

Por, media mëson se kryetari Gashi, ka pakënaqësi të mëdha me lidershipin e AAK-së dhe pritet që shumë shpejtë ta zyrtarizojë daljen nga partia e Ramush Haradinajt.

Sipas burimeve Gashi po e shqyrton mundësinë që të dal si kandidat i pavarur për zgjedhjet e reja lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti në nivel vendi.

Megjithatë, të njëjtat burime, konfirmojnë se Gashi gjatë javëve të fundit ka zhvilluar takime edhe me zyrtarë të lartë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, të cilat i kanë ofruar mundësinë që t’i bashkëngjitet partisë së Albin Kurtit, në mënyrë që kjo e fundit ta nominojë si kandidat për kryetar të ri të Komunës së Obiliqit.

Në zgjedhjet e fundit të parakohshme të 14 shkurtit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur të ketë shumë më pak vota nga Vetëvendosje, ani pse kjo komunë udhëhiqet për disa vjet nga AAK-ja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat