Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Liri Loshi, ka reaguar lidhur me debatet për postin e presidentit të vendit.
Loshi tregoi se Murat Jashari nuk është kandidat për president, pasi VV ka marrëveshje me Vjosa Osmanin.
“Vetëvendosje ka kontratë me Vjosa Osmanin, jo me Murat Jasharin. Populli e ka hapur zemrën për Vetëvendosjen”, shkroi Loshi në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Vetëvendosje ka kontratë me Vjosa Osmanin, jo me Murat Jasharin. Populli e ka hapur zemrën për Vetëvendosjen. Ma mirë mos me shku në zgjedhje se përnjëmend dikush rrëzohet keq e s’mundet ma kurrë me u çu!
Po ani more, qysh të doni!