Ish kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur “Regjimentin e Partë të Këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore”.
Ai ka shprehur krenarinë me ushtrinë e Kosovës, të quajtur FSK, dhe ka thënë se kështu është nderuar beteja e 24 marsit.
Kujtojmë se gjatë Qeverisë Haradinaj Kosova kishte arritur të merrte bekimin e ShBA-ve për të transformuar misionin e FSK-së dhe duke e bërë ushtri.
Statusi i plotë:
Pritje për Regjimentin e Parë të Këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore.
Në Gllogjan, me trimat që mbrojnë vendin dhe rendin kushtetues të tij, evokova kujtimet e ditëve të lavdisë, Betejën e 24 marsit dhe nderuam të rënët për liri.
Krenar me Forcat e Sigurisë së Kosovës!
Faleminderit për shërbimin tuaj!
RH