Analisti politik dhe veprimtari në Amerikë Ramazan Bekteshi, ka folur pas akuzave të Partisë Demokratike të Kosovës, në drejtim të u.d. së presidentes Vjosa Osmani.
Kjo e fundit, në një intervistë për BBC, ka thënë se Kosova është vend i korrupsionit.
E Bekteshi ka ironizuar me PDK-në, duke thënë se Osmani ka guxuar të flasë me dinjitet në këtë intervistë, përcjell Bota sot.
Ai e ka quajtur Osmanin “mbretëreshë dardane”.
“PDK: mos ma përqesh korrupsionin, është modë në BE Vjosa guxoi në BBC me dinjitet Flm, mbretëresha dardane!”, ka shkruar Bekteshi në një postim në Facebook./BS