Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
Zyberaj thotë se, fotografia e publikuar nga Vuçiq ku e shfaq hartën e Kosovës me flamurin serb, është një provokim i prerë nga ai, në kohën kur ka tensione të thella midis Perëndimit dhe Kremlinit.
Ai thotë se, kjo tregon se sa e rëndësishem është për Kosovën mbajtja e aleancës me SHBA-në dhe BE-në si dhe të bëjë përparim për anëtarësim në Nato.
Tutje, ai shton se Serbia është në kohën e njëjtë sikurse në kohën e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.
Reagimi i plotë:
Fotoja fashiste nga Presidenti serb Aleksander Vuçiç është një provokim i prerë nga ai në një kohë tensionesh të thella midis Perëndimit dhe Kremlinit.
Kjo tregon se sa e rëndësishme është për Kosovën të mbajë aleancën me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian dhe të bëjë përparim për anëtarësimin në NATO.
Serbia është e njëjtë si në kohën e Millosheviqit.
Përgjigja jonë ndaj këtij mentaliteti fashist duhet të jetë partneriteti ynë me perëndimin, dhe jo pengesa ndaj perëndimit.