Krasniqi: Spitalet shumë shpejt nuk do të mund ta përballojnë fluksin e pacientëve me COVID-19

Aktuale

Krasniqi: Spitalet shumë shpejt nuk do të mund ta përballojnë fluksin e pacientëve me COVID-19

Më: 19 mars 2021 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, Valbon Krasniqi ka thënë se shumë shpejtë spitalet e Kosovës nuk do të mund të përballojnë fluksin e pacientëve me COVID-19.

Ai ka thënë se numri i pacientëve të shtruar në spitale është afër 800.

“Ashtu siç jeni të informuar tash e disa javë ShSKUK-ja është duke u ngarkuar me numër të madh, numri i është afruar numrit 800 gjatë ditës në nivel vendi. Nëse bëjmë një analizë, në më pak se një javë kemi një rritje prej 66%, kemi 280 pacientë më tepër se në fillim të marsit. Kjo është shqetësuese se nëse rritet mbase brenda muajit mars do të tejkalohen kapacitetet, i bëjmë thirrje edhe komitetit dhe Qeverisë që të na shtojë kapacitetet”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, në spitalet e përgjithshme rajonale dhe në klinikat COVID të QKUK-së janë duke u trajtuar 798 pacientë të prekur me coronavirus.

Krasniqi ka thënë në mbledhjen e Komitetit anti-COVID se nëse vazhdon rritja e numrit të të hospitalizuarve, do të tejkalohen të gjitha kapacitetet dhe nuk do të ketë më shtretër për pacientë të ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat