Faton Peci, deputeti i sapozgjedhur mitrovicas, do jetë kandidati i përbashkët i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Vjosa për kryetar të Mitrovicës, njofton media lokale.
Burime të brendshme bëjnë të ditur se Albin Kurti ka hequr dorë nga ri-kandidimi i Agim Bahtirit edhe për një mandat, duke bërë marrëveshje që Peci të kandidohet në krye të Komunës së Mitrovicës në zgjedhjet lokale këtë vit.
Ky kandidim do ndodhë pasi Peci të shërbejë për disa muaj si zëvendëskryeministër i Kosovës, nga ku më pas do kalojë në garën për të parin e Mitrovicës.
Këto janë bisedat e brendshme që po zhvillohen tash për tash, ndërsa situata mund të ndryshojë vetëm në rast se do ketë zhvillime të papritura politike në muajt në vijim.