Bedri Elezi, drejtor në Institutin e Kosovës për Studime Ndërkombëtare, përmes një shkrimi në Facebook, ka kërkuar dorëheqjen e kryeprokurorit Aleksander Lumezit, pas zhvillimeve të fundit lidhur me rastin e vrasjes së të riut nga Deçani, Agonis Tetajt.
Sipas Elezit, deklarimi i fundit i Aleksandër Lumezit për këtë rast, e bën edhe më serioze situatën, pasi siç thotë ai Lumezi si i pari i Prokurorisë së Shtetit do të duhej t’i ndërmerrte të gjitha veprimet ligjore, e jo të bëjë spektakël përmes mediave.
“Deklarimi i Kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumnezi për rastin në fjalë e bën edhe më serioze situatën, sepse ai si i pari i prokurorisë së shtetit nuk ka nevojë të përcjell selame përmes medias, por të merr të gjitha veprimet ligjore konform detyrave dhe përgjegjësive që i ngarkohen me ligj”, ka shkruar mes tjerash ai.
Postimi i plotë i Elezit:
Rasti i rikualifikimit të vrasjes së Agonis Tetajt, dëshmi se institucionet e drejtësisë si Policia e Kosovës, Prokuroria e Shtetit dhe Gjykatat e Kosovës janë institucionet më të pa përgjegjshme apo të kriminalizuar në vend.
Ky rast, e kishte fatin të bie në llupën e masmedias dhe poashtu të nxjerr në publik realitetin që ndodh ne institucionet e drejtësisë në Kosovë. Rast të ngjajshëm kemi pasur poashtu edhe në Ferizaj, dhe mund të ketë edhe shumë raste të tjera në gjithë territorin e republikës së Kosovës.
Deklarimi i Kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumnezi për rastin në fjalë e bënë edhe më serioze situatën, sepse ai si i pari i prokurorisë së shtetit nuk ka nevoj të përcjellë selame përmes medias, por të merr të gjitha veprimet ligjore konform detyrave dhe përgjegjësive që i ngarkohen me ligj. Në rastin konkret minimumi për këtë rast duhej shkarkuar Prokurori i rastit, njështu nëse parashihet me ligj edhe arrestohet si dhe të inicohet procedura penale ndaj tij, gjithashtu të suspendohen edhe Kryeprokurori i prokurorisë themelore, i cili është menaxheri tij si dhe gjyqtari i lëndës, i cili ka detyrë të mbikëqyrë shqyrtimin gjyqësor të këtij rasti.
Ndoshta për të dhënë shembuj të përgjegjësisë, më e mira do të ishte te jep dorëheqje edhe vet Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumnezi.
Duke besuar fort se ky rast mund shpërbej si një "shkëndijë" për hapjen e debatit për krimin dhe korrupsionin në institucionet e drejtësisë, atëherë uroj që të bëhet më e mira për të ndriçuar këtë rast.