Ja kur do të nisen punëtorët shëndetësorë për vaksinim në Shqipëri

Aktuale

Ja kur do të nisen punëtorët shëndetësorë për vaksinim në Shqipëri

Më: 19 mars 2021 Në ora: 23:04
Foto ilustrim

Gjatë ditës së nesërme 250 punëtorë shëndetësorë nga Kosova do të vaksinohen me vaksinat anti-COVID-19 në Shqipëri.

E nisja e tyre do të bëhet në ora 11:00 nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka thënë se nisja do të bëhet në ora 11:00, ku një pjesë e stafit shëndetësor do të nisen me vetura private.

“Nesër një pjesë niset nga QKUK një pjesë me vetura private në ora 11:00. Unë jam atje por lokacionin nuk e dijë ende”, ka thënë Syla.

Bëjmë të ditur se delegacioni i FSSHK-së i përbërë nga Kryetari Dr. Blerim Syla dhe Dr. Islam Krasniqi në prani të Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri Nait Hasani, kanë zhvilluar takim me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë dhe janë dakorduar për çështjet teknike të vaksinimit të punëtorëve shëndetësor të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat