Ministri në Detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj ka folur për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK’së. Ai thotë se Kuvendi ku Lumir Abdixhiku u zgjodh kryetar, ishte nga proceset më demokratike të ndodhura në vend.
Zemaj nuk tregoi nëse vetë ai e votoi Abdixhikun por tha se ka disa kërkesa për të.
“Kërkojë që të krijohet një lider që krijon ekip mobilizues. Kështu e shoh rikthimin e fuqishëm të LDK’së”, tha Zemaj në DPT te Fidani.
Zemaj është i bindur se me Abdixhikun LDK do të rikthehet në zgjedhjet lokale.
“Ka potencial të fuqishëm, duhet t’i fuqizojë të gjithë mekanizmat”, thotë Zemaj.
“Është i shkolluar, edukuar, ka figurë karizmatike”, shtoi ai.