Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se një nga misionet e tij më të rrezikshme në jetë, ka qenë lirimi i Shqipe Hebibit, e cila ishte marrë peng nga tabelanët në Afganistan, bashkë me kolegët e saj, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në Facebook, ku dhe ka publikuar foton me të, ai ka thënë se tani 17 vite më vonë, ai është krenar dhe i lumtur që gjithçka shkoi mirë.
Paoclli ka thënë se ai asnjëherë nuk heziton kur bëhet fjalë për popullin e tij.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Një nga misionet e mia më të rrezikshme në jetë ishte lirimi i Shqipe Hebibit e cila me kolegët e saj ishte marrë peng nga talibanët në Afganistan. Sot, 17 vjet më vonë, jam krenar dhe i lumtur që gjithçka shkoi mirë. Unë asnjëherë nuk kam hezituar kur bëhet fjalë për popullin tim!