Gazetari Naim Sadiku, i cili para pak ditësh humbi babanë e tij si pasojë e infektimit me koronavirus, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë edhe nëna e tij nga ky virus.
Dy prindërve të gazetarit Sadiku, nuk u ka mjaftuar as plazma e gjakut e siguruar nga njerëzit vullnetmirë.
Mirëpo, ky nuk është rasti i vetëm që në Kosovë bëhet thirrje për tu siguruar plazma e gjakut e personave që e kanë kaluar virusin vdekjeprurës Covid-19, dhe të njëjtit nuk po arrijnë t'i mbijetojnë betejës me këtë virus.
Kujtojmë, se të dy prindërit e Sadikut ishin të infektuar me koronavirus gjatë periudhës së njëjtë kohore.
Për shumë nga këta pacientë, plazma e siguruar e gjakut nuk po arrijnë të ua shpëtojë jetën. Kjo pasi antitrupat e këtyre plazmave nuk po mjaftojnë për të siguruar shërimin e personit të infektuar me këtë virus.