Abdixhiku tha se e majta është e rrezikshme, vjen reagimi i ashpër nga zyrtari i VV-së: “Mendo dy herë para se më e than”

Aktuale

Abdixhiku tha se e majta është e rrezikshme, vjen reagimi i ashpër nga zyrtari i VV-së: “Mendo dy herë para se më e than”

Nga: N. H Më: 20 mars 2021 Në ora: 10:35
Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosjes dhe njëherit deputeti i ardhshëm, Avni Zogiani, ka reaguar lidhur me deklaratat e kryetarit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku në Kuvendin e LDK-së, ku edhe u zgjodh kryetar i këtij subjekti, paralajmëroi se e majta është e rrezikshme.

E, lidhur me këto deklarata, Zogiani i ka bërë me dije kreut të LDK-së që kur flet të mendojë dy herë.

Ja shkrimi i tij:

Image
Avni Zogiani

Lumir shoku, nëse e majta është e rrezikshme, gjysma e Evropës qenka në rrezik!

Mandej, besoj e din ti që pikërisht e djathta po e rrezikon Evropën si union! Mirëpo, ne nuk themi se e djathta si e tille është e rrezikshme!

Mos u nis prej interpretimeve propaganduese të argatëve të korrupsionit kur mendon mer këto çështje... mendo dy herë para se më e than!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat