Analisti dhe opinionisti shqiptar Xhemal Ahmeti, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, do t’ia jap Vjosa Osmanit, votat për t’u zgjedhur presidente.
Ahmeti, në një postim në Facebook, ka thënë se LDK-ja do ta bëjë këtë gjë, pasi Osmani t’i garantojë asaj që do të kthehet në LDK, përcjell Bota sot.
Sipas tij, kombinimi LVV-LDK-Komunitet, ia sigurojnë Osmanit 83 vota.
Postimi i Ahmetit në Facebook:
Gjendja aktuale:
LDK e bën Vjosën presidente pas garantimit se kthehet në LDK me listën e saj. Kështu që: durim edhe ca ditë dhe institucionet i keni. LVV+LDK+KO= 58+15+10= 83. Tjerat janë zbavitje për popull.