Mbledhja e LDK-së, Abdixhiku shkon i shoqëruar nga Quni e Ahmeti

Aktuale

Mbledhja e LDK-së, Abdixhiku shkon i shoqëruar nga Quni e Ahmeti

Më: 20 mars 2021 Në ora: 14:19
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka arritur në ambientet e hotelit, ku për pak minuta pritet të fillojë mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, për zgjedhjen e kryesisë së LDK’së.

Abdixhiku ka qenë i shoqëruar nga Anton Quni dhe Imri Ahmeti.

Në këtë mbledhje do të hartohet edhe platforma, në bazë të së cilës do të punojë Abdixhiku.

Ndryshe, LDK’ja ka mbajtur zgjedhjet e brendshme të dielën e kaluar. Përmes votimit të fshehtë Abdixhiku kishte mposhtur Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën qysh në raundin e parë.

Këto zgjedhje të brendshme kanë ardhur si rezultat i dorëheqjes së Isa Mustafës për debaklit të LDK’së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat