Njohësi i çështjeve politike, Arton Muhaxheri ka thënë se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti nuk ka interesim për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente të shtetit.
Muhaxheri, përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, ka shkruar se Kurti këtë kohë është vetëm duke e shfytëzuar Osmanin.
“Albin Kurti nuk e ka as interesimin më të vogël për ta bërë presidente Vjosa Osmanin dhe kjo duket qartë edhe nga takimet me subjekte politike që nuk e ka kërkuar votën për Vjosën.
Albinit i duhet Vjosa në lojë jo jashtë loje sepse ende ka mundësi për ta shfrytëzuar, prandaj nuk ka interesim për ta bërë presidente sado që Vjosa i ka mpreh dhëmbët për atë pozitë”, ka shkruar Muhaxheri në Facebook.