Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doruntinë Maloku, me propozim të Lumir Abdixhikut është zgjedhur sërish anëtare e kryesisë qendrore të LDK-së.
Maloku këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ajo premtoi se do të angazhohet fort që LDK-së t'ia kthejë shkëlqimin që e meriton.
“Me propozim të kryetarit Lumir Abdixhiku, do të jem sërish anëtare e kryesisë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ekipi i kryesisë, bashkë me të gjithë aktivistët e veprimtarët e LDK-së anekënd Kosovës, do të angazhohet fort që shtëpisë sonë politike t'ia kthejë shkëlqimin që e meriton”, shkroi Maloku, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Me propozim të kryetarit Lumir Abdixhiku, do të jem sërish anëtare e kryesisë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ekipi i kryesisë, bashkë me të gjithë aktivistët e veprimtarët e LDK-së anekënd Kosovës, do të angazhohet fort që shtëpisë sonë politike t'ia kthejë shkëlqimin që e meriton.
Na priftë e mbara në angazhimet dhe punën e madhe që na pret.