Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka zgjedhur strukturat e reja të partisë. Në pozitat e nënkryetarëve janë emëruar Anton Quni, Gazmend Muhaxheri, Lutfi Haziri dhe Shqipe Mjekiqi, derisa Imri Ahmeti është zgjedhur në pozitën e Sekretarit.
Në listën e personave që janë zgjedhur si anëtarë të kryesisë së re të LDK-së mungojnë emra të disa prej figurave të vjetra të LDK-së, siç janë: Agim Veliu, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Muharrem Svarqa, Skënder Hyseni, Arban Abrashi, Naser Osmani e Florian Dushi.
Lidhur me këtë, ka bërë një koment edhe Nol Nushi, nga Partia Socialdemokrate.
Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se LDK-ja po reformohet për t’iu përshtatur Albin Kurtit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ja shkrimi i tij:
![Image](/media/botasot.info/images/2020/May/08/auto_nushi1588953720.png)
From LDK e Hashimit to LDK e Albinit real quick!
LDK vërtetë po reformohet. Dikur strukturat zgjidheshin për t’iu përshtatur Thaçit, sot po zgjidhen për t’iu përshtatur Kultit.
100.000 votuesit e zgjedhjeve të fundit të LDK, e kanë votu partine përkundër presionit popullist. Sot në struktura të larta të partisë, ata kanë zgjedhur njerëz pishmonli. Pra, ata janë pishman që e kanë prishur qeverinë, pishman që nuk e kanë mbajtur Vjosën ndonëse ajo nuk e përfillte partinë.
Nëse fillon me bo reforme duke mendu si me i joshë votuesit e një partie tjetër (VV), është më mirë me u shkri qysh tash, sepse fundi do të jetë edhe më i keq se në zgjedhjet e fundit.
Pushtetet populliste e autoritare luftohen me përballje, jo me përshtatje. Përshtatja të bën instrument të pushtetit rrjedhimisht e humb subjektivitetin.