Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka zgjedhur strukturat e reja të partisë. Në pozitat e nënkryetarëve janë emëruar Anton Quni, Gazmend Muhaxheri, Lutfi Haziri dhe Shqipe Mjekiqi, derisa Imri Ahmeti është zgjedhur në pozitën e Sekretarit.
Ndërkohë janë zgjedhur edhe anëtarët e rinj të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në listën e personave që janë zgjedhur si anëtarë të kryesisë së re të LDK-së mungojnë emra të disa prej figurave të vjetar të LDK’së, siç janë: Agim Veliu, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Muharrem Svarqa, Skënder Hyseni, Arban Abrashi, Naser Osmani e Florian Dushi.
Jashtë ka mbetur edhe kreu i Degës së LDK-së në Dragash, Selim Kryeziu.
Agim Veliu, Haki Rugova nuk janë zgjedhur as nënkryetarë tashmë që partia është nën drejtimin e Lumir Abdixhikut.