Vendimet e kryetarit të LDK-së, Krasniqi tregon në favor të kujt janë vendimet e Abdixhikut?

Aktuale

Vendimet e kryetarit të LDK-së, Krasniqi tregon në favor të kujt janë vendimet e Abdixhikut?

Nga: A.SH Më: 20 mars 2021 Në ora: 16:34
Frashër Krasniqi

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, pas zgjedhjes së Kryesisë së re të LDK-së ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook.

Sipas tij, spastrimi i Agim Veliut nga Kryesia e LDK-së është dëshmi që Lumir Abdixhiku është vegla e Albin Kurtit.

Postimi i plotë:

PUSHTETI AUTORITAR KONTROLLON EDHE OPOZITËN

Jo që kam ndonjë simpati për Agim Veliun. Por elektorati i LDK-së e zgjodhi Veliun deputet me jo pak vota. Spastrimi i tij nga kryesia e LDK-së është dëshmia e dytë që Lumir Abdixhiku është vegla e Albin Kurtit në LDK.

Më pak se 10 ditë në krye të LDK-së, Abdixhiku i mori disa vendime. Të gjitha në favor të VV-së!

1. Qëndrimi i LDK-së në sallën e Kuvendit për t'ja zgjedhur VV-së presidenten,

2. Largimi i Agim Veliut nga kryesia e LDK-së,

3. Përzgjedhja e tre nënkryetarëve që janë pro politikave të Kurtit.

Lumir Abdixhiku po vjen jo si një reformues i LDK-së. Por si një reformues i opozitës, për ta përshtatur këtë të fundit me nevojat e pushtetit. Zaten, një nga elementet e pushteteve autoritare është shndërrimi i opozitës në një opozitë të kontrolluar, konstruktive e konformiste.

Derisa Vjosa Osmani është vegla e Albin Kurtit për ta kontrolluar Presidencën, Lumir Abdixhiku është vegla e tij për ta dobësuar dhe amortizuar opozitën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat