Analisti politik, Vigan Qorrolli në një postimi në rrjetin social Facebook ka folur për takimin i cili pritet të mbahet shumë shpejtë, në mes kryetarit të ri të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe kandidates për presidente, Vjosa Osmani.
Ai tha se këto negociata e kanë vetëm një qëllim, atë të ndarjes së deputetëve të Vjosa Osmanit nga Vetëvendosje dhe bashkimi i deputetëve të saj me LDK-në.
“Kësisoji LDK do ta arrinte edhe një fitore pa luftë: opozita numër një në kuvend, duke e tejkaluar në numra PDK-në me deputetë”, deklaroi Qorrolli, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Synimet e kryetarit te ri te LDK’se, Abdixhiku, per negociata tête-à-tête (koke me koke) me pretendenten per Presidente, Vjosa Osmani, e kane vetem nje qellim: ndarjen e deputeteve te saj me VV’ne dhe bashkimin e deputeteve te Listes se saj me LDK’ne ne nje grup parlamentar.
Kesisoji LDK do ta arrinte edhe nje fitore pa lufte: opozita numer nje ne kuvend, duke e tejkaluar ne numra PDK’ne me deputete.
Asgje me pak, asgje me shume!