Bisedime veç me Osmanin, reagon analisti: Vjosa nuk ka me e pranu këtë marrëveshje

Aktuale

Bisedime veç me Osmanin, reagon analisti: Vjosa nuk ka me e pranu këtë marrëveshje

Nga: A.SH Më: 20 mars 2021 Në ora: 17:18
Vjosa Osmani

LDK zgjodhi kryesinë e re.

Kryetari i saj Lumir Abdixhiku bëri të ditur se, sa i përket qëndrimit për përkrahjen e pretendentes për presidente, do të merret pas takimeve që pritet të zhvillohen ndërmjet Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit.

Për këtë ka reaguar analisti Krenar Shala, duke thënë se qëllimi i bisedimeve nga ana e Abdixhikut që të mbahen vetëm me Vjosa Osmanin, po dihen, që në këmbim të bërjes së kuorumit për t’u bërë Vjosa presidente, deputetët e listës së saj duhet të kalojnë në LDK.

Por, ai shprehet se nuk e besoj që Vjosa ka për ta pranuar këtë marrëveshje.

“Nëse arrihet kjo ujdi, atëherë VV-ja duhet ta shkëputë marrëveshjen me Vjosën dhe duhet të shkohet prapë në zgjedhje të parakohshme”, ka shkruar Shala në Facebook.

Postimi në Facebook:

LDK-ja ka kërku takim veq me Vjosa Osmanin. Arsyet dihen. Në këmbim të bërjes së kuorumit për tu bërë Vjosa presidente, deputetët e listës së saj duhet të kalojnë në LDK.

Po nuk e besoj që Vjosa ka me e pranu këtë marrëveshje. Sepse, tentimi për të vendosur ndërskamza ndaj frymës së ndryshimit vetëm protagonistët e ndërskamzave i djegë dhe i forcon protagonistët e frymës së ndryshimit, qysh osht dëshmu disa herë tanimë.

Përndryshe, nëse arrihet kjo ujdi, atëherë VV-ja duhet ta shkëputë marrëveshjen me Vjosën dhe duhet të shkohet prap në zgjedhje të parakohshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat