“As shenjë s’ma ka lanë”, Mushkolaj ironizon me Veliun pasi mbeti jashtë kryesisë së LDK-së

Aktuale

“As shenjë s’ma ka lanë”, Mushkolaj ironizon me Veliun pasi mbeti jashtë kryesisë së LDK-së

Më: 20 mars 2021 Në ora: 19:06
Agim Veliu

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka zgjedhur kryesinë e re të partisë, me emra të rinj për dallim nga e kaluara.

E jashtë saj kanë mbetur emrat veteranë, Agim Veliu dhe Haki Rugova, që më herët mbanin pozitat e nënkryetarëve.

Pas lajmit se Agim Veliu ka mbetur jashtë kryesisë, ka reaguar analisti Imer Mushkolaj.

"As shenjë s'ma ka lanë" ka shkruar Mushkolaj në Facebook.

Postimit, ai, ia ka bashkangjitur edhe fotografinë e Veliut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat