Gjatë ditës së sotme është zgjedhur kryesisë e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
E ajo që ra në sy ishte nënkryetarja e zgjedhur Shqipe Mjekiqi, e cila nuk njihet në opinionin publik.
E përmes një postimi në facebook, detaje se kush është Shqipe Mjekiqi ka dhënë kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Shqipe Mjekiqi, e doktoruar në fushën e shkencave politike në Trinity College në Dublin, nga sot do të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Shqipja i ka të përfunduara studimet bazike në Universitet të Prishtinës, ndërsa ka kryer studimet postdiplomike në London School of Economics (LSE) në Britani të Madhe. Si pjesë e kualifikimit të saj akademik, Shqipja ka studiuar ndikimin e sistemeve zgjedhore në sjelljen legjislative nëpër shtetet evropiane”, ka shkruar Abdixhiku.
“Një ligjeruese univeristare; bashkëpunëtore e jashtëzakonshme, nënë e dy fëmijëve - Shqipja, nga sot, pasuron rradhët tona politike në aktivitetin e bollshëm që na pret përpara. Ajo mbetet motiv i aktivizimit politik për të rinjtë e të rejat e për profesionistët e vendit tonë. Mirë se vjen”, ka shkruar në postimin e tij, Lumir Abdixhiku.