Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar për vaksinimin e mjekëve kosovarë sot në Kukës.
Ai ka thënë se ky është një gjest jashtëzakonisht human dhe që duhet përgëzuar i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Postimi i plotë:
Një gjest jashtëzakonisht human dhe që duhet përgëzuar i kryeministrit Edi Rama për të vaksinuar mjekët e Kosovës gjatë ditës së sotme në Kukës. Edhe njëherë u dëshmua në vepër solidariteti vëllazëror në një situatë të rënduar me pandeminë dhe veçmas për mantelbardhët që janë në vijën e parë të betejës me këtë sëmundje.
Fatkeqësisht qeveria e Kosovës dështoi jo vetëm në menaxhimin e pandemisë por edhe në sigurimin e vaksinës. Të paktën, një falendërim publik për Shqipërinë dhe kryeministrin Rama nuk do të ishte e tepërt.