Zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, duhet t’ia bëjë kuorumin dhe votat për presidente, Vjosa Osmanit.
Ai ka thënë se kjo është e vetmja mënyrë që kryetari i ri i LDK-së Lumir Abdixhiku, ta rikthejë këtë parti, përcjell Bota sot.
Sipas tij, Abdixhiku duhet ta respektojë vullnetin e popullit e jo të mbrojë politikën e vjetër.
Reagimi i Buzhalës në Facebook:
Lumiri duhet t'ia bëjë kuorumin Vjosës e qe besa edhe ta votojë. Kjo është mënyra me e rikthy LDK-në. Kjo nuk e bën patericë të Albinit dhe Vjosës, por patericë të vullnetit të popullit.
Ai që e ndjek dhe respekton atë vullnet, gjithmonë del fitues. Ata që po shpikin paterica tjera, janë duke e mbrojtë me çdo kusht politikën e vjetër dhe duke tentuar ta bëjnë atë patericë të krimit.