Çështja e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm të Kosovës, po vazhdon të jetë temë diskutimi tash e sa kohë në Kosovë.
Lidhur me këtë temë, së fundmi ka folur edhe publicisti Salih Kabashi.
Kabashi, ka folur pas paralamërimeve se kreu i VV-së, Albin Kurti do ketë një takim virtual me publicistin Veton Surroi.
Ai vlerëson se do të jetë Surroi, ai i cili do t'i vardiset Kurtit që pas takimit, vetëm që ta shuajë mallin që një ditë me u gëdhi president i Kosovës.
"Albin! Vjosën e kemi presidente. Dhe do ta kemi. Lëre Surroin me Sorosin e me mallin e tij me u bë president!", ka shkruar Kabashi.
Shkrimi i plotë:
Paskan me u takua Vetoni me Albin Kurtin. E me i dhënë përgjigje pyetjes që gati gjysmë shekulli i mundon ujdistat, socialistat e demokratët e ardhur nga partia e Titos.
« Si tutje me dialogun? » Kako dalje, demek.
Po u takuakan në organizim të KFOS-it sorosian. Më 22 mars, të hënën...
Krahëpërkrahë Albini e Vetoni me pëballë moderatore Lura Limanin, kuptohet edhe ajo sorosiste e surroiste si dhe akraba e Vetonit...
E dini se Vetoni, poaq sa Ramushi, e ka të zjarrtë mallin që një ditë me u gëdhi president i Kosovës. Ose së paku ministër i jashtëm!
E me bo mos me u bo?
Zot ruana! Kurdo që do të vdiste, shpirti kish me e lëshu gojëhapur e me sy kapsoll!
Po ma merr mendja ime dyshimtare se kjo vardisje do të nis të bëhet e qartë nga ora pesë e gjysë e të hënës që po vjen.
Albin! Vjosën e kemi presidente. Dhe do ta kemi. Lëre Surroin me Sorosin e me mallin e tij me u bë president!