Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka akuzuar pushtetin aktual të udhëhequr nga Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren.
Kryeziu ka thënë se pushteti i Haskukës, ka degraduar krahasueshëm me atë paraprak, përcjell Bota sot.
Sipas tij, Prizreni ka nevojë më shumë se dje për vlera të tjera të qeverisjes.
Reagimi i Kryeziut:
Në Prizren, në qeverisjen lokale përpos ndryshimit të njerëzve, pushteti aktual i udhëhequr nga VV-ja, ka degraduar krahasueshëm me atë paraprak.
Shpesh herë më vjen turp, nga ajo që i është servuar qytetarëve në këto katër vite nga ky pushtet.
Por, jo pse jam angazhuar për dorëheqjen e Mujës dhe humbjen e PDK-së, sepse kishim nevojë për vlera tjera të qeverisjes.
Sot, Prizreni më shumë se dje e shumë me shumë për nesër ka nevojë për vlera tjera të qeverisjes.