Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës së fundmi bëri publike se Daut Haradinaj do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.
Haradinaj u tërhoq nga pozita e deputetit dhe nga dega e Deçanit, që të kandidoj në Prishtinë.
Por, sa vota mori Daut Haradinaj në kryeqytet në zgjedhjet e 14 shkurtit?
Sipas të dhënave të KQZ-së, Haradinaj mori 1266 vota në Prishtinë. AAK në Prishtinë pati 3870 vota, duke qenë partia e katërt më e votuar në kryeqytet.
Përveç Daut Haradinajt, AAK bëri publike se Besnik Tahiri do të jetë kandidat për qytetin e Podujevës.