Ish-këshilltari i Kurtit, Driton Tali përmes një shkrimi në facebok ka reaguar në lidhje me deklaratat që analistët po bëjnë kohëve të fundit.
Tali thotë që qëllimi I analistëve të partive humbëse është që të shkohet edhe njëherë në zgjedhje edhe atë si më parë, në mënyrë që të mos dalin në votim qytetarët.
Më tej, Tali krahason zgjedhjet e 2007 me këto të 2021, duke thënë që LDK në vitin 2007 mori 22.6% ndërsa AAK mori 9.6% ndërsa më 2021 LDK mori 12.7% e AAK mori 7.1%, përcjell “Bota sot”.
Tali përfundon që në vitin 2007 AKR mori përqindje të njejtë sikur LDK në vitin 2021.
Postimi i plotë
Siç po shihet qëllimi i disa analistëve të partive humbëse është që të shkohet edhe njëhere në zgjedhje, edhe ate sa më parë, duke llogaritur dëshprimin që do ta sjellnin ato dhe ndikimin në demoralizimin e votuesit kosovar për të mos dalur në votim. Dhe në anën tjetër duke e mobilizuar strukturën partiake të tyre ta ruajnë këtë fond të votave.
Sepse sa ma pak që dilet në votim aq më e lartë është përqindja e votave.
Ja psh, sa për ilustrim t'i krahasojmë zgjedhjet e vitit 2007 me këto tē 2021:
Me 2007
LDK - 129,410 - 22.6%
AAK - 54,611 - 9.6%
Me 2021
LDK -110,985 - 12.7%
AAK - 62,111 - 7.1%
Apo, sa pêr ta cimentuar poentën, të themi kështu: me 2007, AKR me 70 mijë vota (saktësisht 70,165) pati përqindje të ngjashme (12.3%) me LDK'ën e 2021'it e cila i fitoi gati 111 mijë (saktësisht 110,985 e në përqindje 12,7%).
Mirëpo kjo strategji mund të ketë edhe efektin e kundërt, t'i mobilizojë votuesit për të dalur edhe më shumë në votime.