Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në Ditën Botërore të Sindromës Down, ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës edhe një herë zotohet se do t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë për trajtim të barabartë.
Gjithashtu edhe për krijimin e kushteve të nevojshme për shkollimin dhe zhvillimin e fëmijëve të prekur me këtë sindromë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka shprehur gjithnjë gatishmëri dhe vullnet për të vënë në dispozicion gjithë mekanizmat e nevojshëm për t’ua mundësuar të prekurve me Sindromën Down, që t’i gëzojnë të gjitha të drejtat.
Duke filluar nga shkollimi deri tek krijimi i kushteve për jetë të pavarur, përmes mbështetjes së aftësive dhe talenteve të tyre të jashtëzakonshme”, ka shkruar Hoti në Facebook.