Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, i ka reaguar zyrtarit të kësaj partie Driton Selmanajt.
Gjatë ditës së sotme, Selmanaj e ka akuzuar kreun e partisë se po bënë “turr” që të takohet me Vjosa Osmanin.
Quni në postimin e tij në Facebook, ia ka bërë të qartë Selmanajt se Lumir Abdixhiku nuk ka bërë “turr” e as “vrap” që të takojë Osmanin.
“Lumiri ishte i fundit nga liderët e partive që takoi, zj Osmani; në konsultim gjithëpërfshirës me strukturat e LDK-së”, ka shkruar Quni në Facebook.
Postimi i plotë:
Lumiri ishte i fundit nga liderët e partive që takoi, zj Osmani; në konsultim gjithëpërfshirës me strukturat e LDK-së.
Nuk kishte as “turr” e as “vrap”!
LDK-së po i ri-kthehet dinjiteti me hapa shumë të sigurt.
"Dream Team" në krye me Lumirin