Zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë filluar përplasjet e forta në distancë. Së fundi, replika të ashpra përmes Facebook-ut patën Anton Quni dhe Driton Selmanaj.
E, lidhur me këto zhvillime që po ndodhin në këtë parti, ka reaguar Florian Dushi.
Ish-deputeti i LDK-së, Florian Dushi, ka thënë se partia e tij është parti me traditë të gjatë veprimi politik, institucional e diplomatik.
Ai thekson se, “çdo ditë mund të mësojmë nga përvojat e LDK-së nga e kaluara dhe kultura politike që Presidenti Rugova ka ndërtuar në mënyrën e sjelljes në përditshmërinë tonë”.
Ja shkrimi i tij:
Lidhja Demokratike e Kosovës është parti me traditë të gjatë veprimi politik, institucional e diplomatik.
Ne, çdo ditë mund të mësojmë nga përvojat e LDK-së nga e kaluara dhe kultura politike që Presidenti Rugova ka ndërtuar në mënyrën e sjelljes në përditshmërinë tonë politike e institucionale, madje edhe me kundërshtarët politikë.
Prandaj nuk na duhet të bëhemi ëndërrimtarë, por vetëm duhet të kemi memorie politike!