Maxharraj ua përkujton deputetëve të rinj humbjen e Çakorrit: Akti më i turpshëm në historinë e Kosovës

Aktuale

Maxharraj ua përkujton deputetëve të rinj humbjen e Çakorrit: Akti më i turpshëm në historinë e Kosovës

Nga: H.O. Më: 21 mars 2021 Në ora: 19:52
Kuvendi i Kosovës

Profesori dhe opinionisti Binak Maxharraj përmes një shkrimi autorial iu është drejtuar të gjithë deputetëve të rinjë me disa kritika dhe këshilla me rastin e konsistuimit të Kuvendit.

Maxharraj ua ka numëruar të gjitha proceset në të cilat ka ngecur Kosova.

Të bëmat jo të mira të deputetëve paraprakë ua ka përkujtuar poashtu, duke kërkuar nga ta punë më të ndershme për vendin e tyre.

“Deputetët e Parlamentit tonë shumë herë nuk janë në funksion të mbrojtjes së kombit, nuk janë në mbrojtje të kufijve të vetë, nuk janë në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të shtetit. Këtë më së miri e tregoi humbja e Çakorrit, të cilët e bënë aktin më të turpshëm në historinë parlamentare të Kosovës, të mos them se shumica syresh ishin edhe antikombëtar”, thotë Maxharraj.

Shkrimi i plotë:

SI DUHET TE JETË DEPUTETI?!

Me rastin e konstituimit të parlamentit të rinj

1.Deputet duhet të jetë njeri i ndërshëm i besës dhe burrnisë, sepse burrat e gratë e ndershme vetë duhet të shohin nga është e drejta, do të dijnë së kah t’ia mbajnë.

Deputeti duhet të çojë në vend verdiktin e popullit dhe jo të partive politike.

Deputeti duhet të jetë njeri i edukuar, i shkolluar. Në mesin e deputetëve nuk duhet të zgjidhen njerëz intrigash, spiuna,njerëz të sigurimeve të fshehta, nuk duhet të zgjidhen njerëz antikombëtar, në mesin e deputetëve nuk bënë të ketë intrigasha, njerëz të pamoralshëm dhe rrugaqa.

Pra, populli për deputet duhet zgjedhë më të mirët, duhet zgjedhë më të diturit, më të shkolluarit.

Deputeti që vepron në Parlament për hir të ndonjë partie ai nuk është deputet i mirë, ai bënë një faj për kombin, sepse kështu e ngritë partinë mbi kombin dhe interesin e popullit.

Kjo është bukuria e së mirës me qenë deputet, i respektueshëm që e qonë amanetin e popullit në vend.

Por, a ka gjithëmonë deputet të këtillë të mirë dhe të dashur për popullin më shumë së për partinë.

Jo, nuk ka?!

2. Ka Parlamente, po edhe në këtë tonin, më njerëz të padijshëm, të pashkolluar dhe shumë të paedukuar. Parlamenti nga njerëzit e tillë mundet me qenë çdo gjë veç se jo parlament. Në Parlamentin tonë nuk dëgjohet ndonjë gjë e mirë në interes të popullit por veç kundër tij.

Në parlament ka njerëz shumë të pamoralshëm ku më shumë dëgjohen sharje e fyerje dhe nënçmime të njëri-tjetrit, secili mundohet me qenë më azgan, më bajraktar së tjetri por në të vërtetë nuk janë askushi. Në parlament deputetët tanë më shumë bërtasin se sa flasin.

Në parlamentin tonë ka shumë inate dhe aspak mirësi, mes deputetëve, shtyrje brrylash për interesat partiake, se sa për interesat e kombit. Parlamenti i jonë më shumë ka qenë në funksion të së keqës se sa të së mirës.

Deputetët e Parlamentit tonë shumë herë nuk janë në funksion të mbrojtjes së kombit, nuk janë në mbrojtje të kufijve të vetë, nuk janë në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të shtetit. Këtë më së miri e tregoi humbja e Çakorrit, të cilët e bënë aktin më të turpshëm në historinë parlamentare të Kosovës, të mos them se shumica syresh ishin edhe antikombëtar.

Deputetët e parlamentit tonë rrëzojnë dhe qojnë qeveritë sipas tekave të shefave të partive të tyre dhe aspak nuk veprojnë sipas verdiktit që ua ka besuar populli. Ata shpesh nuk dalin në mbrojtje të interesave të kombit por futën në kalkulimet makabre të shefave të tyre.

Për hir të këtyre deputetëve dhe shefave të tyre e kemi këtë gjendje siç e kemi, sepse luftojnë për pushtet e jo për shtet. Për këtë arsye e kemi këtë gjendje të mjerueshme në vend ku për çdo ditë po na ikë rinia e jonë e shkolluar pjesa më e bukur dhe më e shendëtëshme e kombit e cila sorrollatë nëpër Evropë, sepse ju deputetë nuk bëtë asgjë për të mirën e tyre që ata të rrijnë këtu të punojnë dhe veprojnë për shkak të nepotizmit bizar, nuk bëtë asgjë sepse ua vodhët ardhmërinë, ua dhatë arratinë.

Besoj se ju deputetët e kësaj legjislature të re do të jeni më të ndërgjegjshëm në detyrat më karakter kombëtarë, të jeni në nivel të detyrës, të mendoni sipas verdiktit që ju ka dhënë populli në zgjedhje, sepse çdo gjë është më e rëndesishme kur është në pyetje vendi se sa interesat partiake dhe të shefave të juaj.

Ju dëshiroj sukses në punën e juaj gjatë kësaj legjeslature.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat