Ka vdekur ish-ushtari i UQK-së, Hasan Hasani.
Këtë e bëri të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj duke thënë se, Hasani ishte i angazhuar në Luftën Çlirimtare që nga fillimi i saj me të gjithë dijen e tij ushtarake dhe kreu me nderë detyrën e komandantit të Shtabit Lokal në Smolicë.
Postimi në Facebook:
Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut dhe bashkëluftëtarit tim Hasan Hasani nga Smolica.
Hasani ishte i angazhuar në Luftën Çlirimtare që nga fillimi i saj me të gjithë dijen e tij ushtarake dhe kreu me nderë detyrën e komandantit të Shtabit Lokal në Smolicë.
Ngushëlloj familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën.
Baci Hasan u prehtë në paqe!
RH
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/21/auto_163527911_2532987643492301_4761158867030980037_n1616354102.jpg)