Haradinaj këtë herë deputet, nuk do të japë dorëheqje

Aktuale

Haradinaj këtë herë deputet, nuk do të japë dorëheqje

Më: 22 mars 2021 Në ora: 09:48
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka arritur në Kuvendin e Kosovës ku edhe pritet të mbahet seanca konstituive.

Ai e konfirmoi se do të jetë deputet në këtë legjislaturë dhe nuk do të japë dorëheqje si herën e kaluar.

Haradinaj tha se shef i Grupit Parlamentar të AAK-së do të jetë Besnik Tahiri.

Sa i përket zgjedhjes së kreut të kuvendit ku është propozuar emri i Glauk Konjufcës. tha se tani do të mblidhet grupi i tyre parlamentar dhe do të vendosin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat