Pas Tahirit dhe Mustafës, lirohen nga detyra edhe 4 ministra tjerë

Aktuale

Pas Tahirit dhe Mustafës, lirohen nga detyra edhe 4 ministra tjerë

Më: 22 mars 2021 Në ora: 10:24
Qeveria e Kosovës në detyrë

Besnik Tahiri dhe Besian Mustafa kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre në Qeverinë në detyrë në ditën kur pritet të votohet Qeveria e re në krye me Albin Kurtin.

Pas kërkesës së tyre, nga detyra është liruar edhe zëvendëskryeministri tjetër Driton Selmanaj, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Agim Veliu, ministri në detyrë i Mbrojtjes Anton Quni, dhe ministrja në detyrë e Kulturës Vlora Dumoshi.

Kështu për të ditur Antigona Baxhaku, këshilltare për media e kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti.

Ata kanë kërkuar të lirohen nga detyra pasi që duan të vazhdojnë si deputet të Kuvendit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat