Kurti s’do të jetë e as nuk do ta përcjell seancën konstituive

Aktuale

Kurti s’do të jetë e as nuk do ta përcjell seancën konstituive

Më: 22 mars 2021 Në ora: 10:24
Albin Kurti

Te selia e Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë parë edhe kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Ata kanë shkuar që të marrin pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Tek zyret e Vetëvendosjes janë parë vetëm aktivistët edhe nga sekretariatet e ndryshme të kësaj partie.

Por, këtu nuk është parë as kryetari Albin Kurti.

Meqenëse ai nuk është deputet nga ora 10:30, do të marrë pjesë në një diskutim për dialogun të organizuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur, që flet për perspektivën e Qeverisë në ardhje për dialogun me Serbinë.

Me këtë rast Kurti nuk do të ketë ta përcjell edhe seancën konstituive për shkak të angazhimeve.

Mirëpo nga Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë të ditur se Albin Kurti, në mbrëmje do të jetë edhe kryeministër i zgjedhur i Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat