Haradinaj uron deputetët e zgjedhur: Do të veprojmë si opozitë

Aktuale

Haradinaj uron deputetët e zgjedhur: Do të veprojmë si opozitë

Më: 22 mars 2021 Në ora: 10:37
Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i shoqëruar edhe nga deputetë te tjerë të kësaj partie ishin ndër të parët që shkuan në Kuvend në seancën konstitutive.

Haradinaj me këtë rast ka uruar deputetët e zgjedhur, duke shtuar se fillimisht do të kenë takim me shefin e Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahirin.

Kur u pyet për qëndrimin e AAK-së, karshi zhvillimeve në vend, ai tha se do të sillen si opozitë.“…uroj të gjithë zgjedhurve sukses në punë edhe shpresoj që qytetarët do t’i presin ato që ndodhin”.

“Ne  kemi takim me shefin e Grupit Parlamentar Bensik Tahiri, përndryshe ne  do të veprojmë si opozitë”.

AAK-ja në këtë legjislaturë ka arritur që të sigurojë tetë deputetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat