114 deputetët e pranishëm në sallë e kanë miratuar formimin e komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.
Pas miratimit, kryesuesi i seancës ka thënë se komisionit i duhet 20 minuta kohë që ta kryejë punën.
Paraprakisht, ka filluar seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës, e udhëhequr nga deputeti në i vjetër në Kuvend, Avni Dehari dhe deputetja më e re, Adelina Grainca. Dehari është nga Lëvizja Vetëvendosje ndërsa Grainca nga Partia Demokratike e Kosovës.
Dehari u ka uruar mirëseardhje deputetëve dhe mysafirëve në legjislaturën e tetë.
Pas kësaj, partitë e përfaqësuara në Kuvend i kanë propozuar emrat e tyre për anëtarë të këtij komisioni.