Dy deputetët e zgjedhur nën listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe Vjosa Osmani kanë biseduar shkurtazi me liderët e partive opozitare.
Konjfuca në sallën e Kuvendit u pa duke diskutuar me kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj.
Ndërsa Osmani e cila është edhe ushtruese detyre e presidentit u përshëndet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ndërkohë që pas formimit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi ka shkuar në pauzë 20 minutëshe.