Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka fol për Avni Deharin, deputetin më të vjetër të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Dehari sot është kryesues i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Kurteshi përmes një postimi në Facebook, shkruan për Deharin se gjithmonë është në shërbim e në krye të detyrës për atdheun.
Sipas tij, ai është mësues i popullit dhe i ndjekur nga sistemet antishqiptare, ushtar e mësues dhe udhëheqës i Lëvizjes Kombëtare.
Postimi i plotë:
AVNI DEHARI
Gjithmonë në shërbim e në krye të detyrës për Atdheun!
Mësues i Popullit i ndjekur nga sistemet antishqiptare.
Ushtar e Mësues udhëheqës i Lëvizjes Kombëtare.
Shkrimtar e Poet i Lëvizjes Kombëtare.
Baba i aktivistëve politikë të Lëvizjes Kombëtare Arbnor dhe Astrit Dehari.
Kryesues i seancës konstituive të kuvendit të Republikës së Kosovës të udhëhequr nga Lëvizja Kombëtare - Vetëvendosje!