Konjufca befason me deklaratën para se të emërohet kryeparlamentar: Nuk jam i emocionuar

Aktuale

Konjufca befason me deklaratën para se të emërohet kryeparlamentar: Nuk jam i emocionuar

Më: 22 mars 2021 Në ora: 11:23
Glauk Konjufca

Glauk Konjufca pritet që sot të emërohet në njërën nga pozitat më të rëndësishme të shtetit.

Para se të propozohet për kryeparlamentar, Konjufca është deklaruar para medias.

Ai ka thënë se nuk është shumë i emocionuar se ai do të emërohet kryeparlametar.

Megjithatë, shton se po gëzohet se po i hapet rrugë krijimit të institucioneve të reja.

“Nuk është shumë emocionuese për mua po natyrisht që është me rëndësi, jo pse unë po zgjedhem po pse i hap rrugë krijimit të të gjitha institucioneve. Konsideroj se kjo është ditë e rëndësishme për vendin tonë”, ka thënë Konjufca.

I pyetur për motin që po mban sot në Kosovë, ai ka thënë se më shumë po i duket mot i bardhë se me borë.

“Mu po më doket më shumë mot i bardhë se me borë”, ka thënë Konjufca.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat