Pas mbledhjes së komisionin të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandatit të deputetëve ka rinisur seanca e Kuvendit të Kosovës.
Kryesues i këtij Komisioni do të jetë Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje, anëtarë të tij do të jenë deputetë të gjegjur nga të gjitha subjektet politike.
“Komisioni konstaton se në legjislaturën e tetë janë certifikaur 120 deputetë. LVV 58 deputetë, PDK 19, LDK 15 deputetë, AAK 8 deputetë. Komisioni ka konstatuar vlefshmërinë e mandatit të deputetëve. Janë të pranishëm 114 deputetë dhe mungojnë 6 deputetë. Komisioni i rekomandon seancës të nis konstuimin”, tha ai.
Seanca ka vazhduar me betimin e deputetëve.