Kurti pret ftesën e Konjufcës për formimin e Qeverisë, ja çka thotë për emrat e ministrave

Aktuale

Kurti pret ftesën e Konjufcës për formimin e Qeverisë, ja çka thotë për emrat e ministrave

Nga: A.Zh Më: 22 mars 2021 Në ora: 11:45
Albin Kurti

Kandidati për kyeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti, ka folur pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës, kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se tani pret ftesën e Konjufcës, për ta mbajtur seancën për formimin e qeverisë së re të Kosovës, përcjell Bota sot.

Kurti ka thënë se ai do të jetë mandatar për kryeministër, derisa ka theksuar se duhet pyetur Konjufca nëse sot do të mbahet seanca për Qeverinë e re.

“Unë pres prej tij që të ma sjell ftesën për formimin e qeverisë si mandatar i ardhshëm. Besoj që sot mbahet seanca, por duhet të pyesni Konjufcën”, ka thënë Kurti.

I pyetur për emrat e ministrave, Kurti ka thënë se ai i di dhe së shpejti do t’i bëjë publikë.

“Emrat e ministrave unë i di dhe së shpejti do t’i merrni vesh edhe ju”, ka deklaruar Albin Kurti./BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat