Sot është mbajtur seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Nga kjo seancë janë zgjedhur kryetari dhe kryesia e Kuvendit.
Glauk Konjufca është zgjedhur kryeparlamentar i Kuvendit të Kosovës, kurse nënkryetar janë bërë Saranda Bogujevci nga LVV, Bedri Hamza nga PDK dhe Kujtim Shala i LDK-së.
E këtë e ka komentuar profesori universitar dhe analisti politik Rrahmam Paçarizi.
“Çfarë kryesie e Kuvendit: Glauk Konjufca, kryetar dhe Saranda Bogujevci, Bedri Hamza dhe Kujtim Shala, anëtarë. Kjo po që është për t'u duartrokitë.???”, ka shkruar profesori në rrjetin social Facebook.