Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës, dhe njëkohshëm edhe u.d. i presidentit të Kosovës. Por, cila është pasuria e tij?
Konjufca për fat të mirë nuk ndodhet në rrethana të vështira ekonomike. Ai ka dy banesa që kapin hapësirën e 215 metrave katrorë dhe vlerën e 137 mijë e 125 eurove.
Po ashtu, ai ka edhe dy shtëpi që kapin hapësirën e 380 metrave katrorë.
Konjufca ka si pasuri të paluajtshme edhe një tokë me 95 ari tokë dhe një truall me 8,53 ari.
Sa i përket veturës, ai ka vetëm një Passat 3C e e cila ka thënë në AKK se vlen vetëm 3 mijë e 500 eurove.
Si para të gatshme në vitin 2019 ai kishte vetëm 4 mijë euro.
