U.D i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar edhe njëherë që Vjosa Osmani nuk është figura unifikuese dhe përfaqësuese e popullit.
Ai ka thënë se ajo është figurë përçarëse, e ka përçarë politikën në Kosovë dhe se president duhet të jetë dikush që përfaqëson popullin.
Ai ka thënë se nuk do të ketë vota për Osmanin për presidente.
Hoxhaj u pyet nga një gazetar se çfarë e bënte unifikues Hashim Thaçin se sa tani Vjosa Osmanin, për çka ai nuk dha një përgjigje të qartë.
“Unë prej që jam zgjedh në këtë pozitë, një gjë e kam kuptu, Ajo çfarë kam mësuar nga pozita e u.d të kryetarit të partisë, më nuk jap opinione, interpretoj vetëm fakte, vij nga jeta akademike e shoqëria civile në politikë, por kam heq dorë që të jap opinione, por vetëm fakte, andaj janë faktet e fundit nga PDK”, ka deklaruar Hoxhaj.