Haxhiu: Kemi vota të mjaftueshme për votimin e Qeverisë

Aktuale

Haxhiu: Kemi vota të mjaftueshme për votimin e Qeverisë

Më: 22 mars 2021 Në ora: 13:36
Albulena Haxhiu

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se akoma nuk dihet se kur do të fillojë seanca për formimin e Qeverisë së re.

“Deri tani akoma nuk kemi konfirmim zyrtar kur do të fillojë seanca orën e saktë.

Ne e kemi të qartë se i kemi votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë. Kjo ishte e qartë edhe në momentin kur u votua kryetari i Kuvendit të Kosovës”.

“Emrat e ministrave vetëm se i kemi, publik do t’i Albin Kurti, në fjalimin e tij në Kuvend”, ka thënë Haxhiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat